RTSH 24 Live

Sociale

Festat e Nëntorit, Kukësi vishet në ngjyrat e flamurit

19/11/2023

Festat e Nëntorit, Kukësi vishet në ngjyrat e flamurit

Atmosferë festive në Kukës për festat e Nëntorit. Banorët në Kukës për mikrofonin e RTSH Kukësit bënë një krahasim të festimeve që organizoheshin për 28-29 Nëntorin. 

“Duhet festuar shumë pasi dita e Çlirimit është më kryesorja. Më parë ka pas më shumë gjallëri, tani festohet me aq sa është mundësia”, shprehen banorët.

Drejtoria e Shërbimeve Komunitare pranë Bashkisë Kukës, edhe për këtë 111 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë ka zbukuruar të gjithë gjatësinë e shëtitores së qytetit dhe sheshin me flamuj kuq e zi.

Gjithashtu po vijojnë të zbukurohen edhe institucionet më të rëndësishme të qytetit, ato arsimore, kulturore, tregtare, sheshet dhe ambiente të ndryshme.

Si çdo vit në kuadër të festave të nëntorit në institucionet arsimore  dhe Qëndrës Kulturore të Bashkisë organizohen një sërë aktivitetesh.

/RTSH/