RTSH 24 Live

Ekonomi

Fermerët e zonës së Dumresë, rrisin fitimet me kulturën e duhanit

26/07/2022

Fermerët e zonës së Dumresë, rrisin fitimet me kulturën e duhanit

Fermerët e zonës së Dumresë kanë filluar të merren me kultivimin e duhanit. Fermeri, Hekuran Hidri, thekson se pavarësisht mundit që kjo kulturë kërkon, ai shprehet tepër i kënaqur si nga të ardhurat, por edhe nga firma e cila është korrekte ndaj tij.

Shumëllojshmëria e kulturave bujqësore në zonen e Dumresë, duket se nuk ka fund, gjë që i bën fermerët të zgjedhin me të përshatshmen. Fermeri i pakënaqur nga kultivimi në sera, vendosi të merret me kulturën e duhanit .

Prej 3 vitesh tashmë, i përkushtuar, sëbashku me bashkëshorten e tij, kanë arritur të mbulojnë nje sipërfaqe prej 4 dynymësh. Pavarësisht mundit që kjo kulturë kërkon ai shprehet tepër i kënaqur si nga të ardhurat që i ofron kultivimi i duhanit, por edhe nga firma e cila ështe korrekte ndaj tij.
Për kultivimin e llojit bishtak, fermeri ka një mënyre të veçantë mbjelljeje, që, sipas tij, jep një rezultat më të lartë.

/rtsh.al/