RTSH 24 Live

Sociale

Fermerët e Vaut të Dejës në protestë, nuk përfituan naftë, Bujqësia: Nuk kanë certifikata pronësie

15/06/2022

Fermerët e Vaut të Dejës në protestë, nuk përfituan naftë, Bujqësia: Nuk kanë certifikata pronësie

Çmimi i lartë i naftës dhe mos përfitimi i subvencionit të saj ka ngritur fermerët e Vaut të Dejës në protestë. Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim.

Fermerët akuzojnë qeverinë shqiptare, bashkinë e Vaut të Dejës dhe Drejtorinë rajonale të Bujqësisë në Shkodër se ndarja e naftës është bërë mbi ngjyrime politike duke përjashtuar fermerët e djathtë.

Si shenjë proteste fermerët bllokuan rrugën kryesore Shkodër-Tiranë për disa minuta.

Drejtoria e Bujqësisë në Shkodër tregon se nga 2100 aplikime kanë përfituar 850 fermerë naftë pa akcizë,

Procesi vijon, por sipas ekspertëve mundësia e përzgjedhjes me preferencë politike është zero, por skualifikimet kanë ardhur si shkak i mungesës së certifikatës së pronësisë.

Në protestë kanë shkuar dhe disa forca të policisë për tu siguruar që nuk do të ketë incidente apo përshkallëzim të saj.

/rtsh/