RTSH 24 Live

Sociale

Fermerët e Semanit: Presim prodhim të mbarë nga kultura e grurit

27/05/2023

Fermerët e Semanit: Presim prodhim të mbarë nga kultura e grurit

Prodhimi i mbarë i grurit nuk është se i kënaq fermerët të zonës së Semanit në Fier, kur mendojnë që çmimi i shitjes nuk arrin të përballojë koston e prodhimit.

Sipas kultivuesve tregu nuk ka rregullator që të përcaktojë një çmim tavan, e një fakt i tillë i bën të stepen.

Ndërkohë që edhe për subvencionimin e dhënë nuk e kanë arritur ta marrin të gjithë për shkak të kushteve të vendosura.

Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur djerre, e ndërsa eksperienca e viteve të shkuara ka treguar se për shkak të çmimit të ulët, fermerët e mbajten grurin stok, e për të mos e hedhur e përdoren si ushqim për bagëtinë.

/RTSH/