RTSH 24 Live

Sociale

Fëmija dëgjon për herë të parë 7 vjeç, 12-14 fëmijë në vit aplikojnë implantin koklear në QSUT

09/06/2022

Fëmija dëgjon për herë të parë 7 vjeç,  12-14 fëmijë në vit aplikojnë implantin koklear në QSUT

Një vajzë nga Elbasani ka mundur të dëgjojë për herë të parë vetëm në moshën 7 vjeç falë vendosjes së implantit koklear në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndjenja e gëzimit i përzihet pak edhe me frikën se çfarë do t’i ofrojë kjo botë e re tingujsh që do të mësojë në vazhdim. Por një gjë është e sigurt, ajo do të dëgjojë fjalë e do të mësojë si të flasë tani e mbrapa.

Mjekja e saj otorino-laringologia Brikena Qirjazi shpjegon se vajza është ndihmuar gjatë këtyre viteve nga aparati i dëgjimit që i ka mundësuar stimulimin akustik ndonëse në nivele shumë të ulëta.

Nevojat për implantit koklear në Shqipëri këto tre vitet e fundit janë plotësuar për 10-14 fëmijë në vit ndërsa nevojat janë të lindura dhe të fituara.

Mosha më e mirë për të përfituar sa më shumë nga implanti është ajo para 18 muajve por eksperienca fatkeqësisht ka treguar se ndërhyrjet janë në shumë raste të vonuara. Për këtë mjekja sjell në vëmendje kushtin thelbësor që këto ndërhyrje të jenë 100% efektive. Vajzës së vogël do t’i duhet shumë punë terapeutike në logopedi të formojë rrokjet e para, fjalët dhe fjalitë e para ndaj shpenzimet shtohen.

Implanti koklear  është një pajisje elektronike e cila implantohet tek njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin tek një person i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit. Kostoja e shkon rreth 20 mijë euor dhe rimbursohet nga shteti, por shpenzimet mund të shtohen me periudhën e rehabilitimit.

/rtsh/