RTSH 24 Live

Kronika

Favorizuan në kultivimin e kanabisit, SPAK: 9 të arrestuar e 4 në kërkim, mes tyre një nënkomisar

21/10/2021

Favorizuan në kultivimin e kanabisit, SPAK: 9 të arrestuar e 4 në kërkim, mes tyre një nënkomisar

Një operacion i SHÇBA-së në bashkëpunim me SPAK ka bërë që në pranga të vihen 4 inspektorë policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, ndërkohë nuk është mundur të ekzekutohet urdhërarresti për nënkomisarin, Kastriot Biçukaj.
29-vjeçari Kastriot Biçukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, dyshohet për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 
Ndaj tij ishte vendosur masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” por për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpallja në kërkim kombëtar.
Ndërkohë katër inspektorët e policisë të Pukës, Alfred Ndoj, 32 vjeç, Fatmir Alija, 50 vjeç dhe Petrit Florini, 49 vjeç janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
SHÇBA njoftoi se janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë,  Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar  telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.
Në operacionet e zhvilluara në Tiranë dhe Korçë janë arrestuar 4 efektivë policisë dhe 6 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.