RTSH 24 Live

Sociale

Farmacistët dhe dentistët në Gjermani, emigrimi i vështirë dhe me shumë barriera

21/05/2023

Farmacistët dhe dentistët në Gjermani, emigrimi i vështirë dhe me shumë barriera

Pas mjekëve dhe infermierëve, ata që po synojnë tregun gjerman të punës janë edhe farmacistët dhe dentistët edhe pse mund të kenë një biznes të hapur në Shqipëri.

Por duket se këto dy profesione nuk e kanë aq të lehtë sa mjekët. Shteti gjerman duket shumë i ngurtë dhe tepër filtrues në kërkesa kur bëhet fjalë për të hapur biznes pasi konsiderohet si konkurrencë ndaj shtetasve të tij.

Përfaqësuesja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg thotë se 90% e tyre nuk e marrin dot provimin e konvertimit të diplomës që në raundin e parë. Sipas saj këto dy profesione, ndryshe nga ai i mjekëve dhe infermierëve, shihen si konkurrues për tregun e lirë të punës në Gjermani.

90 % e farmacistëve dhe dentistëve tyre nuk e marrin dot provimin e konvertimit të diplomës shqiptare me herën e parë, ndërsa rifutja për herë të dytë dhe të tretë është relative. Hapja e rrugëve që çojnë në ngritjen e bizneseve të tilla në Gjermani duket e vështirë dhe e gjatë dhe ky është edhe dallimi I këtyre dy profesioneve me mjekët të cilët sistemi i përthith me lehtë dhe më shpejtë pasi ka uri. Mjekët tanë bëjnë atë që nuk duan të bëjnë mjekët gjermanë pasi ka stres, ka risk”, tha Dollenberg.

Sipas të dhënave që ofron Urdhri i Farmacistëve nga 132 farmacistë të anëtarësuar gjatë vitit 2022, janë larguar 74 prej tyre.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh/