RTSH 24 Live

Botë

FAO: Zhbllokimi i porteve të Ukrainës, solli rënie të çmimeve të ushqimeve

05/08/2022

FAO: Zhbllokimi i porteve të Ukrainës, solli rënie të çmimeve të ushqimeve

Çmimet e ushqimeve, të cilat pësuan rritje në nivele rekord muajt e fundit për shkak të pushtimit të Ukrainës, ranë ndjeshëm në muajin korrik si rezultat i marrëveshjes midis Rusisë dhe Ukrainës për zhbllokimin e porteve të Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga FAO, agjencia e OKB-së për ushqim dhe bujqësi, raporton La Repubblica.

Në korrik, indeksi i çmimeve të drithërave FAO u tkurr me 11.5% krahasuar me qershorin, megjithëse mbeti 16.6% më i shtrenjtë se një vit më parë. Në veçanti, gruri shënoi një kolaps që arriti në 14.5%, misri me 10.7%. 

Çmimet e gazit gjithashtu pësuan një rënie, për herë të parë në 2022. 

/rtsh.al/