RTSH 24 Live

Sport

Fanella e re e Kombëtares ukrasinase me flamurin e Kosovës, media serbe: Provokim!

11/05/2022

Fanella e re e Kombëtares ukrasinase me flamurin e Kosovës, media serbe: Provokim!

Media serbe Novosti.rs e ka konsideruar një provokim të Ukrainës vendosjen në fanellat e reja të Kombëtares, flamurin e Kosovës.

Presidenti i Federatës së Futbollit ukrainas Andrej Pavelko ka prezantuar fanellën e re të Kombëtares së Ukrainës, ku janë vendosur flamujt e të gjitha shteteve që kanë shprehur mbështetjen ndaj tyre duke dënuar agresionin rus.

Në pjesën e përparme të fanellës, së bashku me stemën e Ukrainës dhe logon e prodhuesit të pajisjeve, është ngjitur mbishkrimi "U24", i cili shpall hyrjen e mundshme të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Ukraina do të luajë kundër Skocisë në fazën play-off të Kupës së Botës. Dueli është caktuar për 1 qershor në ora 20:45 dhe fituesi do të kualifikohet në Botërorin e Katarit.

/rtsh.al/