RTSH 24 Live

Sociale

Familja Kola nga fshati Toc në kushte të vështira, lëshon sinjalin SOS!

27/02/2021

Familja Kola nga fshati Toc në kushte të vështira, lëshon sinjalin SOS!

Një familje prej 5 anetaresh në  Toc  të bashkisë Memaliaj  po përballet me kushte të vështira jetese .Të ardhurat e vetme të kësaj familjeje janë ndihma socliale prej 7 mijë lekësh te reja , gje cila  e ka lënë atë në vafrëri të plotë. Kryefamiljara me lot  në sy kërkon ndihmë pasi janë të shumta rastet kur vaftet ushimore për fëmijet mungojnë. Nuk do të mjaftonte vetëm mjerimi për pesë anëtarët, por banesa ku ata jetojnë është plotësisht e rrënuar. Shkak për këtë është bërë tërmeti i një viti më parë. Ai dëmtoi  një pjesë të mirëfilltë të çatisë dhe krijoi çarje të dukshmë te muret anësorë duke e bërë shtëpinë të pabanueshme. Edlira Kola nëna e tre fëmijëve të mitur ngre apelin  SOS.

"Jetojmë  si mos më keq , kushtet janë të papërballueshme. Shumë herë flemë  pa ngrënë dhe më e vështirë kjo është për fëmijët . Më i vogli është vetëm dy vjeç . Me 7 mijë lekë që marrim paguajmë dritat e ujin dhe blej miellin të paktën siguroj bukën. Bashkëshorti  ka kërkuar punë , punon në tokat bujqësore të familjeve këtu në fshat po merr shumë pak. Vetë nuk kemi toka! Në oborr kemi mbjellë pak gjëra sa për përdorim familjar. Edhe veshjet për fëmijët mi japin gjitonet apo kushërinj. Jetesë është kjo ?! Si ushqim i përditshëm për fëmijët janë lakrat apo perime të koshtit ,  është shumë e vështirë . Pranë dyerve të inistucioneve nuk trokasim më sepse thonë e keni ndihmën sociale . Të paktën të sigurohej një punë për bashkëshortin  , kaq gjë duam për të rritur denjësisht fëmijët. Sa për shtëpinë jetojmë në rezik , ajo është gati të shëmbet . Na kërkuan të largohemi po pa na dhënë një përgjigje se ku të strehohemi .Jemi të detyruar të jetojmë këtu.” thotë Edlira.

Pranë njësisë administrative Qesarat  numri i familjeve që përfitojnë ndihmë sociale është i lartë krahasuar me zona të tjera të bashkisë Memaliaj .  Të kontaktuar për problematikën e familjes Kola dhe dëmtimin e banesës  kjo njësi administrative  bën me dijë se nuk ka një fond  për emergjencat civile  duke lënë në mëshirë të fatit pesë anëtarët.