RTSH 24 Live

Kronika

Falsifikoi dokumenta të pronave në Dhërmi, burg për ish-kreun e kadastrës së Vlorës

20/10/2021

Falsifikoi dokumenta të pronave në Dhërmi, burg për ish-kreun e kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i kadastrës se Vlorës, Klodian Troci do qëndrojë pas dyerve të burgut, pasi gjyqtari Enkel Peza, i gjykatës së Vlorës e ka vlerësuar të drejtë arretimin e tij. Troci u arrestua dy ditë më parë, dhe akuzohet për “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Troci dyshohet të jetë jo vëtëm pjesë e grupit të falsifikimit te dokumenteve te pronave ne Himare dhe Dhermi, por dhe si nje nder organizatoret kryesorë te grabitjes se dosjeve të qarkut, ngjarje e inskenuar nga ky grup pak dite me pare. 'Historia' me falsifikimin e dokumenteve te pronave ne Dhermi e Himare vijonte prej 3 vitesh ku sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodjan Troci, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi. Këta tre persona, por dhe 51-vjeçari Spiro Duni banor i Himares, ndodhen në burg do përballen në të tjera seanca gjyqësorë për zbardhjen e së vërtetës.  Troci ka punuar per gati tre muaj drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika.