RTSH 24 Live

Kosova

Falet Fitër Bajrami në Kosovë, Tërnava:  Kjo festë kultivon ndjesinë e tolerancës dhe bujarisë!

13/05/2021

Falet Fitër Bajrami në Kosovë, Tërnava:  Kjo festë kultivon ndjesinë e tolerancës dhe bujarisë!

Besimtarët kosovarë kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit. Këtë bajram besimtarët myslimanë kanë falur namazin në xhami, ndryshe nga një vit më parë, ku festa u fal në shtëpi për shak të pandemisë së covid-19. Xhamitë u hapën vetëm 10 minuta para faljes, pasi besimtarët duhej të falnin namazin e sabahut në shtëpi. Myftiu i Kosvës Naim Tërnava tha se Festa e Fitër Bajramit kultivon ndjesinë e tolerancës dhe bujarisë. Myftiu i Kosvës u bëri thirrje për kujdes qytetarëve, pasi sipas tij virusi është ende mes nesh.
Qytetarët të cilët falën bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, thanë për KosovaPress, se u kishte munguar falja e namazit të Bajramit në xhami.