RTSH 24 Live

Kronika

FAKSIMILE/ Nard Ndoka nxjerr paktin me PD: Ja si më tradhtoi Basha

06/05/2021

FAKSIMILE/ Nard Ndoka nxjerr paktin me PD: Ja si më tradhtoi Basha

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me aleatët.  Akuza e tij lidhjet me faktin se Basha nuk ka zbatuar paktin e firmosur me partitë aleate në prill të vitit 2019, ku parashikonte që krerët e këtyre partive të caktoheshin në vendin e tretë në listat e PD-së. Kryedemokristiani sakaq ka akuzuar ashpër PD-në se ia kanë hequr votat atij. Nga ky mos zbatim marrëveshjeje, Ndoka u thotë se vetëm dhe partia e tij u lanë pa u përfaqësuar në Parlament.

 

Sipas dokumentit të firmosur nga zoti Basha në emër të PD-së, mes 6 partive aleate, parashikonte që t’i jepte përparësi krerëve të partive të koalicionit të djathtë, duke i vendosur në emrat e parë, pra në listat fituese.

“Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike do të përfshijë në listat shumemërore të kandidatëve të saj të gjithë kryetarët e partive nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, duke e renditur secilin prej tyre në numrin rendor 3 të një qarku dhe kur dy amë shumë se kryetarët e këtyre partive do të përfshihen njëherazi në listën shumë emërore të Partisë Demokratike në një qark, atëherë ato do të renditen njëri pas tjetrit, duke filluar nga numri 3. Renditja e tre në këtë rast do të bazohet në rezultatet historike zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në pikën 7 të kësaj marrëveshjeje të firmosur në 10 prill 2019.

Por tani vetëm Ndoka mbeti jashtë Parlamentit, pasi ai ishte i teti në listën e Shkodrës. Ndërsa deputetë u bënë të gjithë aleatët kryesorë të PD-së, Dashamir Shehi LZHK-së, Fatmir Mediu i PR-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Agron Duka i PAA-së. Në pikën 10 të paktit përcaktohet se ai nuk mund të ndryshojë pa pasur konsensusin e aleatëve.