RTSH 24 Live

Televizion

Eurovision Song Contest 2021, Anxhela Peristeri përformon e 11-ta në natën e dytë gjysmëfinale

20/05/2021

Eurovision Song Contest 2021, Anxhela Peristeri përformon e 11-ta në natën e dytë gjysmëfinale

Nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Europian të Këngës do të ngjisë sonte në skenë performacat e 17 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria. 
Anxhela Peristeri, fituese e edicionit të 59 të këngës RTSH me këngën "Karma", me tekst nga Olti Curri dhe muzikë të Kleidi Bahiti, do të performojë e 11-ta. 
Spektakli i mbushur me surpriza, që zhvillohet në Roterdam të Holandës do të vijë drejpërdrejtë për shikuesit në RTSH 1. 
Anxhela Peristeri do të ngjitet e vetme në skenë, pa backvokale dhe pa balerinë. Megjithatë këngëtarja premton një performancë të paharrueshme të kuruar në cdo detaj nga regjisorja dhe koreografja suedeze, Sasha Zhan Baptist. Me një veshje moderne, krijim të stilstëve nga Kosova  Kujta dhe Meri, pritet që këngëtarja shqiptare të ndez skenën e Eurosongut. 
Shikuesit nga Shqipëria mund të votojnë sot për 16 këngët në garë, por jo për Shqipërinë. Ndërsa Shqiptarët që jetojnë në një nga 16 vendet e tjera konkurruese, mund të votojnë për Shqipërinë. Vetëm 10 prej 17 performancave të sotme do të shkojnë në natën finale të Eurosong që do të zhvillohet mbrëmjet e së shtunës.