RTSH 24 Live

Ekonomi

Euro fiton sërish terren, cilat janë efektet e luhatjes së monedhës europiane

20/01/2023

Euro fiton sërish terren, cilat janë efektet e luhatjes së monedhës europiane

Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut me monedhën europiane, Euro duket se po shkojnë drejt një situate më normale pas festave të fundvitit. Ishte data 28 dhjetor kur sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Euro në raport me monedhën shqiptare preku nivelin e 112.83 lekë.

Me nisjen e 2023, ngritja ka qenë e menjëhereshme duke prekur kuotën e 117.46, gjithesesi larg nga nivelet e marsit 2022 kur Euro këmbehej me 127.08 lekë.

Nga ana tjetër, vlen të thuhet se sipërmarrjet në fushën e Eksportëve janë një ndër gjeneruesit kryesorë të ekonomisë në vend. Si e përjetojnë eksportueseët shqiptare zhvlerësimin e monedhës europiane? 

Për Elvin Meka, Dekan UET, kursi i këmbimit ka favorizuar një inflacion më të zbutur në tregun shqiptar.

Sipas ekspertit nëse do të kishim një kurs më të lartë në raport me Euron, efekti i inflaciont të importuar do të ishte më i madh dhe më i theksuar në ekonomi.

/rtsh/