RTSH 24 Live

Botë

Eskorta e kryeministrit Orban përplaset me makinën, humb jetën një polic, plagoset një tjetër

25/06/2024

Eskorta e kryeministrit Orban përplaset me makinën, humb jetën një polic, plagoset një tjetër

Një oficer policie, i cili ishte pjesë e eskortës së sigurisë së kryeministrit hungarez Viktor Orbán, humbi jetën në një aksident në qytetin gjerman të Shtutgartit.

Skuadra e motoçikletave të policisë rrugore të Shtutgartit po shoqëronte Orbanin në aeroport kur një shofer BMW 69-vjeçar, i cili nuk ishte në dijeni se një kryqëzim ishte i mbyllur për eskortën, u përpoq të shmangte përplasjen, por fatkeqësisht rezultoi fatale për policin.

Fatmirësisht kryeministri hungarez nuk pësoi asnjë dëmtim, ndërsa vijoi udhëtimin e tij drejt aeroportit të Shtutgartit siç ishte planifikuar.

Një tjetër oficer, 27 vjeçar, u shtrua gjithashtu në spital me plagë të rënda.

"Ne jemi thellësisht të tronditur nga aksidenti që përfshin kolegun tonë. Jemi të habitur nga rrethanat tragjike që rrethuan vdekjen e kolegut tonë të nderuar dhe e gjithë forca e policisë së Shtutgartit është thellësisht e pikëlluar. Mendimet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. I dërgojmë urimet tona më të mira për një shërim të shpejtë kolegut tonë i cili gjithashtu u plagos rëndë në aksident," tha Komisioneri i Policisë Markus Eisenbraun.

/rtsh.al/