RTSH 24 Live

Kosovë

Escobar vijon vizitën në Kosovë, takon sot liderët shtetërorë

17/03/2023

Escobar vijon vizitën në Kosovë, takon sot liderët shtetërorë

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Takimi me presidenten Osmani do të jetë në orën 09:00, kurse me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca takimi do të jetë në orën 10:20.

Në 11:00 do të jetë takimi i Escobar me kryeministrin Kurti

Vizita e Escobar i paraprin takimit të nesërm të palës së Kosovës dhe Serbisë në Ohër për marrëveshjen e planit evropian.

Në takimin e Ohrit palët pritet të diskutojnë rrugët e zbatimit të një plani perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

"Do të doja ta shihja marrëveshjen gjatë këtij viti kalendarik. Mendoj se kjo është plotësisht e mundur”, tha Escobar dy ditë më parë.

/rtsh.al/