RTSH 24 Live

Sociale

Erindi,fshati me të ardhme dhe prespektivë për turizmin rural

19/01/2021

Erindi,fshati me të ardhme dhe prespektivë për turizmin rural

Erindi,fshati mbështetur, rrëzë faqes perëndimore të Malit të Lunxhërisë, të ofron sot pamjen më të bukur natyrore.Nëse do të ngjitesh nga Gjirokastra për në Çajup, askush nuk mund të anashkalojë këtë fshat, pasi  çdo dere rri hapur për miq vendas dhe të huaj.Ky pra është Erindi. Edhe pse sot jetojnë 50 familje, aty gjen jo vetëm mikpritjen, por edhe miqësinë e këtyre banorëve. 

"Në Erind vijnë mjaft turistë dhe mbeten mjaft të kënaqur me bukuritë që ka fshati.I kemi shpurë në kishën e vjetër ,biles dhe kanë qëndruar me netë.Ky fshat ka të ardhme për zhvillimin e turizmit ,pse të mos bëhen më shumë investime pasi vijnë turistë kur ngjiten për në Çajup"

Një faktor mjaft pozitiv për hovin që Erindi po merr si qëndër për zhvillimin e agroturizmit, janë dhe investimet që janë kryer nga ana e bashkisë Gjirokastër ,duke nisur me ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen e akseve në brëndësi të këtij fshati. 

"Bashkia ka ndërhyrë në rrugët e fshatit, si dhe tani që ka rënë borë në rrugën e Çajupit u pastrua nga grupet e bashkisë dhe tashmë është e kalueshme.Kreu i bashkisë na ka premtuar se Erindi do bëhet qendër e zhvillimit për turizmit dhe po bën të pamundurën për të mirën e fshatit"

Agroturizmi është nga prioritetet kryesore të bashkisë Gjirokastër dhe nëpërmjet investimeve të ndërmarra, po bëhet fakt i kryer ,që Erindi do jetë pike nevralgjike e turizmit rural në zonën e Lunxhërisë.Kjo konstatohet dhe nga ardhja e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët mahniten me vlerat që ky fshat u servir.