"Mos e prek se nuk rregullohet më kurrë!"
Pak fjalë të shkruara mbi një letër a4, ngjitur mbi kondicionerin që duhet të ngrohte në dimër dhe ftohte në verë, ambientet e redaksisë së lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar, por që qartazi i paraprinin kushteve dhe pamjeve që ofroheshin sapo dera hapej.
Një dhomë ku koha kishte bërë të vetën, ndërsa në më shumë se 20 vite nuk u vu dorë për të investuar.
Sot, ndryshimet rrënjësore në redaksinë e lajmeve, aty ku mëngjesi nis me diskutimet në mbledhjen me gazetarët e terrenit, redaktorët dhe ekipin mbështetës janë në mbështetje të sjelljes sa më pranë publikut të lajmit në mënyrë korrekte, transparente dhe profesionale.
Gjurmët e vjetra nuk janë më aty.
Një ekip i palodhur punoi ditë e natë, për të arritur në këto standarde, si një shembull i asaj që do të përmbyllet deri më 31 dhjetor: Rikonstruksioni i plotë i të gjithë ambienteve të RTSH.
/rtsh.al/