Turqia dhe Izraeli kanë rënë dakord të fillojnë shpimet e përbashkëta për kërkimin e naftës dhe gazit natyror për prodhimin e energjisë, dhe të koordinojnë rrjetet energjetike përmes Turqisë në Evropë, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ( Recep Tayyip Erdoğan).
“Erdogan ra dakord gjithashtu për vizita të ndërsjella me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu (Benjamin Netanyahu)”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Izraeli.
Të dy vendet kanë punuar për të përmirësuar lidhjet që kur rivendosën marrëdhëniet e plota diplomatike vitin e kaluar.
Erdogan u takua me Netanjahun në fillim të kësaj jave, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Në një deklaratë, Erdogan tha se kishte ftuar Netanjahun në Turqi dhe ai më vonë ai do të vizitonte Izraelin.
“Ne do ta marrim këtë hap së shpejti pa shumë vonesa dhe do të fillojmë operacionet e shpimit me Izraelin”, tha Erdogan.
“Marrëveshja do të lehtësojë gjithashtu rrjetet e transferimit të energjisë në Evropë përmes Turqisë”, shtoi ai.
Udhëheqësi turk tha gjithashtu se Ankaraja kërkon të nxisë tregtinë e ndërsjellë me Izraelin, duke përfshirë bashkëpunimin në turizëm, energji dhe teknologji.
Afrimi i Ankarasë me Izraelin vjen si pjesë e një politike turke në vitet e fundit për të ndrequr lidhjet e tendosura me Lindjen e Mesme dhe Gjirin si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.
Sipas ATSH
/ rtsh /