RTSH 24 Live

Rajon

Erdogan: Turqia dhe Franca mund të kontribuojnë në stabilitetin e botës

03/03/2021

Erdogan: Turqia dhe Franca mund të kontribuojnë në stabilitetin e botës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një takim përmes video-konferencës me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, deklaroi se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Francës mund të kontribuojë shumë në sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet e paqes në botës.
Presidenti Erdogan tha se, “si dy aleatë të fortë të NATO-s, ne mund të japim kontribute të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet për paqe në një gjeografi të gjerë, nga Evropa në Kaukaz, Lindje të Mesme dhe Afrikë”.
Erdogan vuri në dukje se viti 2021 shënon 100-vjetorin e Marrëveshjes së Ankarasë, e cila është baza e marrëdhënieve dypalëshe turko-franceze dhe shtoi se të dy vendet kanë “potencial serioz bashkëpunimi”.
Erdogan po ashtu tha se ”të dy vendet mund të ndërmarrin hapa të përbashkëta për të luftuar terrorizmin, duke theksuar se rreziku kërcënon të dy vendet dhe njerëzit e tyre”.
“Ne shpresojmë se Turqia dhe Franca të mund të veprojnë në solidaritet për të gjitha këto çështje”, tha ai.