RTSH 24 Live

Aktualitet

Erdogan njofton prodhimin e vaksinës turke kundër COVID

07/05/2021

Erdogan njofton prodhimin e vaksinës turke kundër COVID

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia do të prodhojë vaksinën e vet, e cila mund të jetë e disponueshme mes shtatorit dhe tetorit.

“Kur të jetë gati, Turqia do të ndajë vaksinën e saj Covid-19 me të gjithë”, premtoi Erdogan.

Vaksinat kundër koronavirusit duhet të jenë të lira në të gjitha vendet, tha Erdogan, duke folur në debatin ndërkombëtar mbi eliminimin e patentave.

“Shkenca është një e mirë e përbashkët e njerëzimit, nuk duhet të ketë xhelozi”, tha udhëheqësi turk.

Deri më tani, Ankaraja ka përdorur vaksinën kineze Sinovac dhe Pfizer-BioNTech dhe ka njoftuar një furnizim të ardhshëm të Sputnik V.