RTSH 24 Live

Rajon

Energjia, SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milionë dollarë

28/07/2022

Energjia, SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë nga ky investim do të sigurohen nga SHBA.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë.

/rtsh.al/