RTSH 24 Live

Teknologji

Energjia e rinovueshme/ Panelet diellore lundruese që gjurmojnë Diellin

18/11/2022

Energjia e rinovueshme/ Panelet diellore lundruese që gjurmojnë Diellin

Në një liqen në Holandë, noton një “ishull rrethor me shkëlqim” i mbuluar me dhjetëra panele diellore vezulluese. Por kjo nuk është një grup panelesh normale diellore, as thjesht një nga shumë fermat e reja diellore lundruese që janë instaluar në liqene, rezervuarë dhe zona bregdetare në të gjithë botën.

Panelet diellore në këtë liqen po bëjnë diçka që asnjë nga panelet e tjera diellore lundruese nuk mund ta bëjë, gjurmimin dhe ndjekjen e përpiktë të Diellit ndërsa ai lëviz nëpër qiell, për të kapur sa më shumë rreze që të jetë e mundur.

Ky instalim vezullues i quajtur “Proteus” sipas perëndisë së detit të lashtë grek, është ndër të parët që kombinon panelet diellore lundruese me teknologjinë e gjurmimit të diellit, të gjitha në një përpjekje për të maksimizuar sasinë e energjisë elektrike të pastër që mund të prodhojë.

Ishulli” është i mbuluar me 180 prej këtyre paneleve diellore lëvizëse, me një kapacitet total të instaluar prej 73 kilovat fuqi maksimale. Është një sasi e vogël në një botë që përpiqet me shpejtësi të kalojë në energjinë e rinovueshme, por SolarisFloat, kompania portugeze që ndërtoi Proteus, beson se ky instalim i vogël mund të rritet për të gjeneruar sasi të mëdha të energjisë elektrike të pastër dhe më e rëndësishmja, pa marrë tokë të vlefshme.

/rtsh.al/