RTSH 24 Live

Politikë

Energjia dhe ushqimet bazë/ Rama takon Erdogan: Projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha

10/08/2022

Energjia dhe ushqimet bazë/ Rama takon Erdogan: Projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Turqi është takuar me Presidentin Tayip Erdogan. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, i cili thotë se takimi vëllazëror ka në fokus projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha, atë të garantimit të energjisë elektrike dhe lëndëve ushqimore bazë.

Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Kreu i qeverisë mbërriti më 9 gusht në Konya, me ftesë të Presidentit Tayip Erdogan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islam.

/rtsh.al/