RTSH 24 Live

Ekonomi

Energji nga dielli dhe era, dy aplikime të reja në MIE, në Durrës e në Pukë

17/11/2022

Energji nga dielli dhe era, dy aplikime të reja në MIE, në Durrës e në Pukë

Në Shqipëri interesi për prodhimin e energjisë nga diell dhe era vazhdon të mbetet i madh.Kërkesa vazhdojnë të paraqiten pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për impiante me kapacitet të ndryshëm.

Kjo ministri bëri të ditur se janë dorëzuar aplikimet dy projekte të reja.
Njëri i vendosur në zonën e Durrësit ka aplikuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 3 MW.
Kurse tjetri në Pukë ka shprehur interesin për ndërtimin e një impianti eolik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 MW.

Interesi për energjinë fotovoltaike është rritur në mënyrë të shpejtë nga viti 2017, kur u miratua ligji për burimet e rinovueshme. Por kriza e energjisë duket i ka dhënë ritëm të ri projekteve që paraqiten pranë institucioneve.

Projekte të rëndësishëm të impianteve të mëdha janë aktualisht në faza zbatimi ose fillestare para nisjes së zbatimit të tilla si Karavastja apo Spitalla që u fituan nga Voltalia dhe për të cilat shteti ka marrëveshje blerjeje energjie për një periudhë të caktuar me një çmim fiks.

Ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm projektesh të mëdha që po zbatohen privatisht nga bizneset të cilat kanë zhvendosur investimet në energjinë diellore për shkak të çmimit të leverdishëm dhe uljes së kohës së kthimit të investimit.

Sipas të dhënave të MIE kapaciteti i instaluar për projektet për të cilat ka interes në energjinë fotovolatikë është 610 MW.

 

/ rtsh.al /