Zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë vijon të jetë aktiv. Era e fortë pengon punën e mjeteve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për shuarjen e flakëve.
Në terren, punonjësit e NSHP-së janë me mjete të rënda, ndërsa Zjarrfikësja e Vlorës ka në dispozicion vetëm një automjet për shkak të defekteve në mjetet e tjera.
Zjarri është aktiv që prej pasdites së djeshme, ndërsa era e fortë ka bërë që tymi të mbulojë edhe qytetin.
/rtsh.al/