RTSH 24 Live

Politikë

Emisioni “Përballë” në RTSH, Ballanca: Reforma në Drejtësi duhet të kishte një qasje tjetër

22/06/2021

Emisioni “Përballë” në RTSH, Ballanca: Reforma në Drejtësi duhet të kishte një qasje tjetër

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese. 

"Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur. Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht."

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

" Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë." - tha Ballanca në “Përballë”.