RTSH 24 Live

Aktualitet

Emisioni “Përballë”, mjeku Sulçebe: Të vaksinohen edhe gratë shtatzëna

23/03/2021

Emisioni “Përballë”, mjeku Sulçebe: Të vaksinohen edhe gratë shtatzëna

Mjeku i njohur imunolig, Genc Sulçebe, i rekomandon gratë shtatzëna ta bëjnë vaksinën kundër Covid-19. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” ai tha:

"S'ka asnjë arsye pse të mos japin imunizim. Frika është se mos ndikon tek fëmija, por është e pabazuar, sepse sistemi imunitar i nënës është krejt i ndarë nga sistemi imunitar i fëmijës. Unë e rekomandoj që po ta bëjnë. Për arsye se mbron veten dhe njëkohësisht ja kalon imunitetin dhe fëmijës."

Sipas tij, vaksinën duhet ta bëjne edhe gratë që japin gji.

"Edhe gratë në laktacion që i japin gji fëmijës, imunitetin nëpërmjet vaksinës mund tia përcjellin fëmijës. Jo vetëm që mbrohen gratë, por mbrohen edhe fëmijët."- tha Sulçebe në Përballë.