RTSH 24 Live

Kronika

Emisioni “Përballë”, Kaso: Rraporti i OSBE - ODHIR do të hedh dritë mbi zgjedhjet

04/05/2021

Emisioni “Përballë”, Kaso: Rraporti i OSBE - ODHIR do të hedh dritë mbi zgjedhjet

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokartike, Ivi Kaso, thotë se raporti i OSBE - ODHIR do të hedh dritë mbi çdo aspekt të procesit zgjedhor të 25 prillit. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, ai tha:

"Nuk presim asgjë më shumë se sa të tregojë se çfarë ka ndodhur me këto zgjedhje. Një kuriozitet legjitim, të cilin jo vetëm çdo shqiptar e ka, por mbi të gjitha edhe partnerët tanë ndërkombëtar për të cilët raporti i ODHIR është çertifikuesi i vërtetë i zgjedhjeve."- tha Kaso.