RTSH 24 Live

Politikë

Emisioni “Përballë”/ Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi ka trembur kundërshtarët

13/04/2021

Emisioni “Përballë”/ Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi ka trembur kundërshtarët

Për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ecuria e reformës në drejtësi ka trembur kundërshtarët, por nuk po kënaq ata qe duan drejtësi të plotë. E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi Kim tha:

"Mendoj se jemi në atë pikën e majës këtu, ndaj përmenda se është mjaft sa për të trembur kundërshtarët por jo mjaft sa për të kënaqur ata që duan drejtësi të plotë. Nuk e di nëse mund ta identifikoj saktë… "

Ambasadorja thekson se ka hapësirë për kritika, por pretendimi se reforma është ndërtuar për korrupsion është çmenduri.

"Për çdo reformë madhore, është me rëndësi të shqyrtohet seriozisht përparimi që ndodh dhe të bëhen korrigjime rrugës. Të këmbëngulësh se diçka është e përsosur dhe nuk mund të preket nuk është pozicion fort i mirë, nuk është i arsyeshëm. Pra ka hapësirë për Kritika; shpesh mendoj për mënyrat për ta përmirësuar reformën në drejtësi por mendoj se ka një dallim midis kësaj dhe të pretenduarit se reforma në drejtësi është e kundërta ose të pretendosh sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të shpresosh se njerëzit do të humbin shpresën apo të pretendosh se reforma në drejtësi është ndërtuar për korrupsion. Sinqerisht, është çmenduri dhe mendoj shumica e njerëzve e kuptojnë këtë." - tha Kim.

Sipas diplomates amerikane shqiptarët dinë ta dallojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës.

"Mendoj që e shfaqin veten me fjalët dhe veprimet e tyre dhe mendoj që populli shqiptar është i mençur – janë të mençur – dhe ata e dallojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi." - u shpreh Kim në "Përballë".