RTSH 24 Live

Politikë

Emisioni 'Dekalog' në RTSH 24, Këlliçi: Me ardhjen në pushtet të PD, do anulohet ligji i 'Arsimit të Lartë'

13/01/2021

Emisioni 'Dekalog' në RTSH 24, Këlliçi: Me ardhjen në pushtet të PD, do anulohet ligji i 'Arsimit të Lartë'

Forumi rinor i Partisë Demokratike ishte qendra e diskutimit mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e emisionit 'Dekalog' të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24. Kryetari i FRPD Belind Këlliçi shprehu indinjatën e tij lidhur me largimin e të rinjve nga vendi, pasi sipas tij po largohet truri i vendit. Këlliçi u shpreh se ky forum i bindet vullnetit politik të PD. 

Gjatë emisionit “Dekalog”,  Këlliçi u shpreh se të rinjtë duhen mbështetur nëpërmjet politikave të ndryshme në mënyrë që të mos jenë të detyruar të largohen nga Shqipëria, por të rikthehen në vendin tonë.  

“Do dalim me një plan konkret” u shpreh kryetari i FRPD. 

Gjithashtu Këlliçi deklaroi për gazetarin Roland Qafoku se me ardhjen në pushtet të PD do anulohet ligji i Arsimit të Lartë. 

“Pse të mos kemi të rinj të huaj që studiojnë në Shqipëri”, shtoi më tej Këlliçi.