RTSH 24 Live

Kronika

Emergjencat Civile në ndihmë të banorëve në Lezhë e Shkodër

20/11/2022

Emergjencat Civile në ndihmë të banorëve në Lezhë e Shkodër

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të dielën pas dite se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, forcat e emergjencave civile po punojnë për zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë, veçanërisht në Shkodër, Lezhë e Dibër.

Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët për të kaluar rrugën në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve të vogla për shkak të pranisë së ujit.

Në Shkodër është ndërhyrë në një banesë në lagjen Ajasëm, ku është bërë evakuimi i familjes dhe të Xhamia e Plumbit.

Në njësinë administrative Bërdicë është bërë e mundur evakuimi i 2 familjeve.
N
ë bashkinë Klos po punohet për zhbllokimin e rrugës që lidh fshatin Ketë me qendrën e njësisë administrative Xibër.

Situata po monitorohet në vijim në zonën e Obotit të vjetër, në fshatrat Shirq, Mushan dhe Dajç, ku ka rrezikshmëri nga prurjet e shumta.

I gjithë sistemi i reagimit të emergjencave civile është në gatishmëri. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje të gjithë banorëve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të bëjnë kujdes me lëvizjet dhe të njoftojnë autoritetet në rast nevoje.

 

/ rtsh.al /