RTSH 24 Live

Kuriozitete

Elon Musk: Në fluturimin e radhës do të përmirësojmë tualetin

23/09/2021

Elon Musk: Në fluturimin e radhës do të përmirësojmë tualetin

Elon Musk deklaroi se fluturimi tjetër turistik i qytetarëve në hapësirë, do të ketë përmirësime të reja. Një ndër përmirësimet që ka deklaruar, është tualeti, pasi siç u shpreh ai, grupi i parë pati “disa sfida”me të. Musk nuk i hyri shumë detajeve duke treguar specifikisht se cili ishte problemi me to. Njeriu i dytë më i pasur në botë, takoi nga afër ekipin “Inspiration4”, që fluturoi në hapësirë, për t’i uruar ata personalisht. Gjithsesi, çështja e tualetit u cek edhe nga komandanti i ekipit, Jared Isaacman.

Nuk ka shumë privatësi. Ka një perde që të ndan nga pjesa tjetër e raketës. Madje, ndodhet pranë kupolës së xhamit, kështu që kur të duhet patjetër të përdorësh tualetin, ka një pamje fantastike”, tha ai. Megjithatë, Musk njoftoi se herën tjetër do të ketë një furrë për të ngrohur ushqimin, si edhe Starlink Wifi