RTSH 24 Live

Botë

Elon Musk letër Twitter, kërkon mbylljen e marrëveshjes: 44 miliardë dollarë për blerjen e platformës

05/10/2022

Elon Musk letër Twitter, kërkon mbylljen e marrëveshjes: 44 miliardë dollarë për blerjen e platformës

Multimiliarderi Elon Musk bën një tjetër kthesë lidhur me vendimin për t’iu larguar marrëveshjes për blerjen e Twitter. CEO i TESLA ka ofruar përfundimin e ofertës për blerjen e platformës për 44 miliardë dollarë.

Avokatët e Musk konfirmuan në një dosje gjyqësore më 4 tetor se Musk është i përgatitur të vazhdojë me transaksionin sipas kushteve të rëna dakord pas muajsh përballje ligjore.

Regjistrimi pasoi një raport nga Bloomberg se shefi ekzekutiv i Tesla-s i kishte shkruar Twitter-it duke ofruar mbylljen e marrëveshjes me çmimin fillestar prej 54,20 dollarë për aksion, gjë që rezultoi në një pezullim të përkohshëm të tregtimit të aksioneve të kompanisë pasi çmimi u rrit më shumë se 12% në Nju Jork. Aksionet u mbyllën me 22.2% në 52 dollarë.

/rtsh.al/