RTSH 24 Live

Muzikë

Elio Nora është 16 vjeçari që muzikën dhe këngën synon ta kthejë në profesion

15/05/2021

Elio Nora është 16 vjeçari që muzikën dhe këngën synon ta kthejë në profesion

Elio Nora është 16 vjeçari  nga qyteti i Gjirokastrës i cili që në moshën 5 vjeçare nisi jo vetëm nga pasioni, por edhe nga trashëgimia, të merret me muzikën. Përveç pasionit që e lidh me të, Elio ka menduar ta  kthej muzikën dhe këngën edhe në profesion për të ardhmen. Ai tregon për RTSH-Gjirokastra ecurinë e tij me kujtimet që ka duke u nisur nga koncertet ku është aktivizuar e deri tek muzika dhe këngët  që ka arritur të krijojë vetë. Ai thotë se që të merresh me këtë fushë është sa e bukur po aq edhe e vështirë. Veçanërisht emocionet janë të shumtë kur del para publikut në skenë.  

Elio në vitin 2018 ka marrë pjesë në spektaklin  "The Voice Kids Albania"  ndërsa tani është pjesë e  "Këngës Magjike 2021", me këngën që mban titullin "Sekreti". Ai thotë se ky është një hap i madh për të shkuar drejt karrierës të cilën duket se e ka ëndërr të madhe.  

Elio Nora është një prej talenteve të qytetit të gurtë që duket se do që të arrijë suksese nëpërmjet muzikës. Ai u bën thirrje bashkëmoshatarëve të tij që ëndrrat e tyre t'i ndjekin dhe të mos i braktisin pa bërë sakrifica për t'i plotësuar.