RTSH 24 Live

Politikë

Elezi: Gara ime me Berishën e pabarabartë, Komisioni i Rithemelimit strukturë e manipulimit të votave

12/05/2022

Elezi: Gara ime me Berishën e pabarabartë, Komisioni i Rithemelimit strukturë e manipulimit të votave

Gara për kreun e PD-së midis Sali Berishës dhe Ibsen Elezit duket se ka sjellë dhe reagimet e parat ë këtij të fundit. Elezi shprehet se e konsideron të pabarabartë garën përballë Berishës, por thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Mungesa e takimeve qoftë nga ana e Berishës, qoftë nga ana ime, kanë një emërues. Ai i ka kryer 72 takimet e veta. Ajo çfarë po bën Sali Berisha është që do të pengojë 72 takimet e mia. Ç’rëndësi ka sa do jetë fitorja. Po i preva unë ferrat, ai tjetri që do vijë mbrapa e ka gjysmën e rrugës të hapur. Do pres edhe ca ferra të tjera, derisa të zgjidhet ngërçi”, tha Elezi.

Kandidati për kryetar të PD-së sërish ka sulmuar Komisionin e Rithemelimit, të cilin e quajti “manipulator votash”.

“G-29 e Berishës është e mbushur me ish-manipulatorë të Bashës, me në krye ‘damianen’. Këta që bërtasin gjithë ditën kundër Lulit, më thelb nuk kanë asnjë ndryshim me Lulin. Këta të kujtojnë ish-komunistët e viteve ’91 të Raniz Alisë, që të futur me mision çirreshin kush e kush më shumë duke sharë komunizmin aq sa lanë pa fjalë edhe ata që ishin dergjur burgjeve”, deklaroi Elezi.

/rtsh.al/