RTSH 24 Live

Ekonomi

Elbasan, “tkurren” sipërfaqet me grurë

14/05/2021

Elbasan, “tkurren” sipërfaqet me grurë

Në qarkun e Elbasanit edhe këtë vit sipërfaqja e mbjelle me grure është tkurrur. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Bujqësise në shkallë qarku janë mbjellë 8113 hektarë, 5 513 prej të cilave në bashkinë Elbasan.
Veç pemëtarisë, vreshtarisë e bimëve mjekësore, vitet e fundit edhe në zonën e Elbasanit ka marrë zhvillim  kultivimi i perimeve në sera. Sipas Kishtës, secila zonë reflekton edhe traditën dhe përshtat mbjelljet me kushtet e tokës dhe klimës.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të qarkut Elbasan, sipërfaqja e tokës bujqësore në këtë qark  është mbi 73 500 ha nga e cila mbi 63 000 ha toke are. Sipas të njëjtit burim, në strukturën e mbjelljeve vendin kryesor e zënë drithërat e bukës,  rreth 50% te sipërfaqes, por të dhënat e viteve të fundit për këtë zë, duket të jenë shumë larg shifrës së mësipërme.