RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Elbasan, fëmija 3 vjeç ndërron jetë në spital

19/01/2022

Elbasan, fëmija 3 vjeç ndërron jetë në spital

Një 3 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Elbasanit. Policia njofton se i mituri ka mbërritur në spital rreth mesnatës në gjendje të rëndë për jetën, dhe pas disa orësh ka humbur jetën. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e fëmijës ishte rënduar për shkak të një bronkopneunomie. Për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës po punon një grup hetimor. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore.