RTSH 24 Live

Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari brenda një lokali në Shkodër! Autorët djegin motoçikletën dhe pistoletën që kryen krimin

18/09/2022

Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari brenda një lokali në Shkodër! Autorët djegin motoçikletën dhe pistoletën që kryen krimin
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përgjaket mbrëmja e së dielës (18 shtator), ku një 19-vjeçar është ekzekutuar në Shkodër brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:10 në bulevardin 'Bujar Bishanaku' në lagjen Kiras.

Viktimë ka mbetur Erion Xhenja, 19 vjeç, i cili ka qenë duke konsumuar një kafe në lokal në momentin që është qullura nga dy persona. Ai ka mbetur i vdekur në vend në tavolinën ku ishte ulur, ndërsa trupi i tij është marrë nga ekspertët mjeko-ligjor pas disa minutash nga ambulanca.

Momenti kur merret trupi i pajetë i viktimës

Kanë qenë dy autorë që kanë kryer atentatin, të cilët kanë ardhur me një motoçikletë duke hapur zjarr dhe më pas duke përfituar nga errësira janë larguar nëpër rrugicat e zonës.

Pak minuta pas atentatit, autorët kanë ndjekur motoçikletën së bashku me pistoletën që kanë vrarë të riun. Motoçikleta e djegur është gjetur nga polica në lagjen "Guerrile" së bashku me armën e krimit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një atentat tipik i ndodhur të paktën gjatë 5 viteve të fundit në qytetin e Shkodrës, ku dy autorë qëllojnë me armë zjarri, largohen dhe më pas djegin mjetin dhe armën e krimit duke mos lënë gjurmë.

Erion Xhenja nuk është një emër i njohur për policinë, por burimet për RTSH thonë se ai është kushëri i Seher Xhenjës, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj Taulant Pepaj.

Pamje nga vendi i ngjarjes 

Në komisariat janë shoqëruar edhe klientët që kanë qenë dëshmitarë në lokal për të dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

/rtsh.al/