RTSH 24 Live

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër, autorët i bënë pritë afër shtëpisë dhe e qëlluan në lëvizje

05/04/2021

Ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër,  autorët i bënë pritë afër shtëpisë dhe e qëlluan në lëvizje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodres ku mbeti i vrarë në një atentat mafioz shtetasi Bardhok Pllanaj , 46 vjeç banues në Shtoj i Ri. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, të  mbrëmjes së të dielës  në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër. Viktima ishte duke udhëtuar me automjet e tij tip Range Rover ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Shërbimet e Policisē kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër. Burime nga policia bëjn me dije se është gjetur një mjeti i djegur  në lagjen “Dobraç të Shkodrës,  tip ‘Passat’ me targa italiane . Dyshohet se makina ishte e autorëve të krimit, të cilët kanë vendosur ta djegin për të mos lënë gjurmë. Ndërsa dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur për ekzekutimin e Bardhok Pllanajt janë gjendur brenda makinës së djegur. Ndërkohë nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes së rëndë.