RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ekstradohet nga Gjermania vrasësi i policit

12/01/2022

Ekstradohet nga Gjermania vrasësi i policit

Më shumë se 13 vite pas vrasjes së efektivit të policisë Rolad Rexhepi, autoritetet shqiptare kanë mundur që të ekstradojnë një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit. Nga Gjermania u ekstradua Florind Shabani, të cilit do i ofrohet bashkëpunimi me drejtësinë. Shabani u arrestua shtatorin e shkuar ndërsa për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgim.