RTSH 24 Live

Art

Ekspozitë në Lushnje në Ditën e Artit figurativ

11/09/2021

Ekspozitë në Lushnje në Ditën e Artit figurativ

Në "Ditën e artit figurativ", 12 piktorë e skulptorë nga Lushnja, ekspozuan bashkë punimet e tyre. Ato ishin krijime kryesisht në vaj ku mbizoteronin peisazhet, natyra e qete dhe portretet. Për të ekspozuar krijimet e tyre artistët kishin zgjedhur një nga sheshet e qytetit, përballë shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjës. Ata zgjodhën këtë mënyrë jo vetëm për të qenë sa më afër publikut, por edhe për të ndërgjegjësuar autoritetet lokale për ngritjen e një galerie arti.Lushnja e cila ka nxjerrë artistë të shumtë të arteve pamore, ende nuk ka një galeri.