RTSH 24 Live

Art

Ekspozita me personalitete të veshur me kostume popullore

28/11/2020

Ekspozita me personalitete të veshur me kostume popullore
Ekspozita

Një ekspozitë me 26 fotografi, të fotografit të njohur shqiptar Roland Tasho, me personalitete të huaj të veshur me kostumet kombëtare shqiptare, është çelur në qytetin e Korçës, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Cikli i personazheve të huaj me veshjet popullore të shumë krahinave është një motiv i njohur në fotografitë e Roland Tashos, një projekt gati 20-vjeçar. Që nga ambasadorë e albanologë të njohur si dhe personazhe të tjerë publikë të politikës, artit, sportit e medias janë fokusi i objektivit të Tashos.

Imazhet e mjaft të huajve të veshur me kostumet kombëtare shqiptare, janë cilësuar si një iniciativë e vyer e fotografit Tasho, në ndërtimin e urave të komunikimit mes popujve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun këtë fundjavë, në ambientet e galerisë se bibliotekës së qytetit.