RTSH 24 Live

Kulturë

Ekspozita “Killing time”, piktori Adrian Çene sjell për publikun një kaleidoskop të jetës

14/07/2021

Ekspozita “Killing time”, piktori Adrian Çene sjell për publikun një kaleidoskop të jetës

Është çelur në COD ekspozita “Killing time” (Vrit Kohën), e piktorit Adrian Çene. Autoportrete, figura njerëzore, por edhe peisazhe që vinë si kaleidoskop i vetë jetës janë pjesë nga ekspozita personale e piktorit Adrian Çene, çelur në qendrën për hapje dhe dialog në Kryeministri. Kuratori Vladimir Myrtezaj e përshkruan fjalëpak artistin dhe veprën e tij, ndërkohë në çelje të ekzpozitës, piktori Adrian Çene ka vetëm falenderime. 
Me një përvojë 20 vjeçare, piktori Çene, me shpirtin e lirë dhe natyrën avangarde sjellë për publikun kolorite që i tejkalojnë kornizat. Ekspozita e tij do të jetë e hapur në COD deri në fund të muajit gusht.