RTSH 24 Live

Aktualitet

Eksportet në ulje krahasuar me një vit më parë

22/02/2021

Eksportet në ulje krahasuar me një vit më parë

Ulet eksporti i bimëve medicinale, molleve industriale dhe ato të konsumit  gjatë 2 mujorit të parë të këtij viti. një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë Drejtorisë Rajonale të Eksporteve. Gjatë dy mujorit të parë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë vihet re një ulje e sasisë së bimëve medicinale, mollëve të konsumit dhe industriale, që përdoren gjërësisht për prodhimin e shampove dhe lëngjeve. Sipas të njëjtave burime gjatë dy mujorit të parë të vitit 2020 janë eksportuar 91 ton bimë medicinale, 1325 ton mollë konsumi dhe 484 ton mollë industrial ndërkohë gjatë vitin 2021 është ulur me 50 % eksporti i bimëve medicinale konkretisht janë eksportuar 44 ton, sa i përket mollëve të konsumit vihet re një ulje me 470 ton më pak sasi të eksportuara. Një ulje më e vogël vihet re në eksportimin e mollëve industriale me rreth 100 ton mollë më pak të eksportuara. faktori kryesor që ndikon në uljen dhe ngritjen e sasisë së mallrave të eksportuar janë tregjet e huaja, kjo sipas burimeve pranë drejtorisë rajonale të eksporteve.