RTSH 24 Live

Ekonomi

Eksportet bujqësore rritje me 14%

20/01/2022

Eksportet bujqësore rritje me 14%

Në Shqipëri eksportet bujqësore gjatë viti 2021 kanë shënuar një rritje me 14% krahasuar me vitin 2020.

Duke bërë të ditur këto shifra Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se “për sa i takon frutave dhe perimeve kemi një rënie me 38 milionë lekë, krahasuar me vitin 2020. Por në totalin e eksporteve bujqësore jemi me rritje nga viti në vit”.

Zonja Krifca tha se, “kemi rritje të eksporteve të produkteve të përpunuara dhe kjo për bujqësinë shqiptare është një peshë e mirë". Sipas saj kjo do të thotë që vlera e produkteve primare të Shqipërisë mbetet në vend, duke çuar kështu më shumë vlerë në paga në përpunim çka është edhe synimi që ka bujqësia shqiptare.

“Synimi ynë është që të rrisim përpunimin në Shqipëri, të rrisin vlerën të qarkullojë para brenda vendit tonë. Ndaj në aspektin e totalit të eksporteve bujqësore ne jemi me rritje”, deklaroi ministrja e bujqësisë dhe ushqimit Frida Krifca në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.