RTSH 24 Live

Teknologji

Eksperimenti i radhës i Samsung është një laptop me procesor mobil dhe kartë grafike AMD

24/02/2021

Eksperimenti i radhës i Samsung është një laptop me procesor mobil dhe kartë grafike AMD

Në 2019-ën Samsung filloi të bashkëpunonte me AMD për një kartë grafike mobile. Muajin e kaluar kompania lajmëroi se ky komponentë do të vinte tek një produkt flagship dhe të gjithë mendonin se do të jetë një telefon Galaxy.

Tani një raport i fundit thotë se teknologjia do të ofrohet në një pajisje krejt tjetër. Samsung do të prezantojë një laptop Windows 10 me procesor Exynos dhe kartë grafike AMD.

Ky laptop do të zbulohet në gjysmën e dytë të këtij viti pak pas debutimit të Galaxy Note sipas ZDNet Korea. Në të kaluarën Samsung ka provuar me laptopët Windows 10 me procesorë ARM por deri më sot është mbështetur tek Qualcomm për këta procesorë.

Prodhuesi në fjalë i çipeve ka një monopol por që nuk ka mjaftuar për të fituar terren duke i hapur rrugë çipeve M1 nga Apple.