RTSH 24 Live

Sociale

Eksperimente me hibridet e misrit, ditë fushore në Maliq me specialistë nga Shkodra

17 orë para

Eksperimente me hibridet e misrit, ditë fushore në Maliq me specialistë nga Shkodra

Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqësore (QTTB) Shkodër ka zhvilluar një ditë fushore me qëllim njohjen e bazës së tyre eksperimentale në fshatin Sheqeras të Maliqit duke demonstruar hibridet e misrit të zgjedhura për eksperiment. Ata veprojnë në fushën e Maliqit prej 8 vitesh, duke testuar hibride në zona të ndryshme, për të vlerësuar se cilët i përshtaten më së miri klimës së zonës dhe japin rendiment më të lartë, për tua sugjeruar më pas fermerëve.

Bashkia Maliq kultivon masivisht misër, ku sipërfaqet e mbjella nga 1362 HA kanë arritur në rreth 3500 HA këtë vit. Në këtë fushë janë në eksperiment 20 hibride misri me cikël të shkurtër dhe të mesëm .

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/