RTSH 24 Live

Kuriozitete

Eksperiencë unike për pasagjerët, Gjermania ofron trenin ‘fluturues’

17/05/2022

Eksperiencë unike për pasagjerët, Gjermania ofron trenin ‘fluturues’

Udhëtimi me tren është ndër të preferuarit nga pasagjerë, pasi përmes saj shijon pamjet panoramike më të bukura. Të gjithë njohin trenat tradicional të vendosur me shinat në tokë, ku gjithçka që ndryshon është shpejtësia dhe komoditeti që të ofron treni. Por keni menduar ndonjëherë që të udhëtoni me një tren ‘që fluturon’?

Një qytet në Gjermani të ofron pikërisht këtë eksperiencë unike, të udhëtosh me tren duke qëndruar në ajër. Treni Schwebebahn në qytetin gjerman Wuppertal, shinat i ka në ajër, ndërsa vagonit e pasagjerëve poshtë saj.

Ky sistem unik në Gjermani është ndërtuar 100 vite më parë, ndërsa sot mbetet një nga mënyrat më të preferuar për udhëtarët. Ajo u ndërtua në 1897 dhe përshkon një rrugë prej mbi 13 km dhe ka një lartësi rreth 12 metra nga toka. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta dhe kryesisht është mbi lumin Wupper.

Po si lindi ideja e një treni të tillë? Gjithçka filloi në vitet 1880, kur në Gjermani filloi të lulëzojë industria. Në qytetin Wuppertal ku jetoni mbi 40 mijë banorë nuk kishin mundësi si të lëviznin, pasi lugina ishte dredha nga lumi duke e bërë të pamundur që të ndërtoheshin hekurudhat ose tramvajet tradicionale. Kjo bëri që inxhinieri Eugen Langen të vinte me shpikjen gjeniale, ‘trenat që rrinë pezull në ajër’.

Ndërtimi i këtij projekti zgjati për disa vite, ndërsa sot mbetet një nga udhëtimet për të preferuara për gjermanët.  Vagonët sot janë të gjeneratës moderne dhe çdo vit me të lëvizin 25 milionë pasagjerë.

Treni Schwebebahn në Gjermani mbetet një nga mënyrat më unike dhe të jashtëzakonshme për të udhëtuar. / CNN

/rtsh.al/